Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se janë 300,019 të cilët qytetarë kanë kthyer të plotësuar pyetësorin e Këshillimit Kombëtar.
Rama falënderoi qytetarët që janë bërë pjesë e Këshillimit Kombëtar.
“300,019 qytetarë të përfshirë deri mbrëmë në orën 20:00. Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i juaj do të dëgjohet me respekt. Këshillimi Kombëtar vazhdon duke dhënë opinionet tuaja përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo kthyer me postë pyetësorët e plotësuar”, theksoi Rama.
Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.