Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se deri më tani janë plotësuar 359, 584 pyetësorë të Këshillimit Kombëtar.

Rama ftoi qytetarët të japin opinionin e tyre në lidhje me pyetjet e Këshillimit Kombëtar.

“Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj, në këtë proces vendimmarrjeje që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, pa dallim bindjeje politike dhe vendndodhjeje Klikoni në https://keshillimikombetar.al/ dhe plotësoni pyetësorët që ju vijnë me postë”, u shpreh Rama.

Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.