Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat të fortë me Luçiano Boçin, teksa ky i fundit po i drejtonte pyetje mbi inceneratorët në Komisionin Hetimor. Rama iu drejtua Boçit duke i thënë se nuk mund t’ja ndërpriste askush fjalën, teksa deputeti i tha se nuk kishte ardhur në Komision për të treguar burrërinë.
Debati:
Boçi: Do të të pyes për Elbasanin, tani të kam pyetur për tjetër gjë
Rama: Unë do ta mbaroj këtë
Boçi: Të lutem, do të të pyes edhe për grimcat e pluhurit…
Rama: Do ta kisha thënë 3 herë tani
Boçi: Ndërpreje atë
Rama: Nuk ka lindur akoma një burrë që më ndërpret mua të drejtën e fjalës
Boçi: Je dëshmitarë, nuk është burrni kjo, burrninë tregoje diku tjetër. Kaq të vogël e ke burrninë ti, këtu e mat?
Rama: E kam çështje të integritetit të dëshmitarit, Sekretari i partisë ma ka bërë nëtë kur kam qenë i vogël
Boçi: E paske burrninë historike ti
Rama: Më lër të mbaroj se do e kisha mbaruar 15 herë. Elbasani në vitin 2017 rezulton që nuk ka tejkalim të normës vjetorë të BE për grimcat e pluhurit. Unë nuk merrem me procedura, udhëheq revolucionin mjedisor. Për procedurat kanë një zinxhir njerëzish që i dinë mirë kompetencat e tyre. Kryeministri është për të thënë ku do shkojmë, çfarë do bëjmë dhe si do e bëjmë ulen të gjithë dhe secili merr detyrat.