Kryeminsitri Edi Rama është përfshirë sërish në debat, me akuza e kundërakuza me Luçiano Boçin. Teksa ky i fundit iu referua çështjes së inceneratorëve si aferë, Rama tha se nuk mund ta përdorë një fjalë të tillë pasi është akuzë penale. Madje ai e paralajmëroi se do ta padisë në gjykatë.
Debati:
Boçi: Vazhdojmë te afera
Rama: Te cila aferë?
Boçi:Ta shpjegoj unë
Rama: S’ke të drejtë ta përdorësh fjalën aferë, është akuzë penale
Boçi: Jemi në komision hetimor
Rama: Afera është akuzë penale
Boçi: Bëj kallëzim siç bëjnë ata
Rama: Unë kallëzimet i çoj në Gjykatë Civile, kam gjithë ato për të bërë për grupin e strukturuar kriminal, takohemi te veni ne të dy, në gjykatë.