Kryeministri Edi Rama ka ftuar qytetarët të japin opinionin e tyre në platformën e Këshillimit Kombëtar dhe të plotësojnë pyetësorët që ju vijnë me postë.
“Ju ftoj të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, klikoni në https://keshillimikombetar.al/ dhe plotësoni pyetësorët që ju vijnë me postë”, shprehet Rama.
Në 5 janar të këtij viti, Kryeministri Rama njoftoi nisjen e procesit të Këshillimit Kombëtar, përmes të cilit qytetarët do të shprehin mendimin e tyre lidhur me çështje që kanë të bëjnë me ekonominë, punën, familjen, drejtësinë, luftën kundër kriminalitetit, apo procesin e integrimit evropian të vendit.