Zona e re zhvillimore në Kavajë e rindërtuar pas tërmetit të vitit 2019 është gati për të pritur banorët.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga Kavaja ku ka lindur lagjja e re me 7 pallate banimi me 330 apartamente.
“Mirëmëngjes dhe me hapjen e të tjera dyerve të reja për familjet e prekura nga tërmeti në Kavajë, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.
Në Kavajë janë rindërtuar 9 pallate nga e para dhe 134 banesa individuale, 50 prej të cilave janë dorëzuar tek banorët që u dëmtuan nga tërmeti 26 nëntorit 2019.
E gjithë zona e kantierit të ndërtimit është 3.5 hektarë.
Programi i Rindërtimit po vazhdon me shpejtësi në të gjitha drejtimet, qoftë në ndërtimin e pallateve, njësive individuale, infrastrukturës publike dhe ndërtesave arsimore.