Në Divjakë, pas 40 vitesh u ndërtua një hidrovor i ri, që do të garantojë kullimin e tokave bujqësore.

Kryeministri Rama ndau sot pamje nga ky hidrovor, ndërsa theksoi se ai është pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit.

“Mirëmëngjes dhe me hidrovorin e ri të Divjakës, i ndërtuar dhe pajisur me elektromekanikën e gjeneratës së fundit, që do të garantojë kullimin në çdo kohë të përreth 1400 ha tokë bujqësore, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Hidrovori i ri, investim i rëndësishëm i qeverisë shqiptare, do të mundësojë kullimin e tokave në perëndim të Divjakës, buzë lagunës e parkut, kurrë të kultivuara deri tani për shkak të ujërave në një nivel të lartë.