Kryeministri I vendit Edi Rama gjatë vizitës së tij në New York dhe Washington në kuadër të fillimit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”. Intervista nisi me takimin e kryeministrit Rama me Sekretarim amerikan të SHtetit, Blinken.

“Diskutuam për bashkëpunimin në KS, me ecurinë e reformave, për rajonin dhe në tërësi prekëm të gjitha temat që janë të rëndësishme për këtë marrëdhënie, përfshirë dhe temën e të qenit bashkë në aleancën e NATO-s.”, tha Rama.