Kryeministri Edi Rama gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ka ironizuar deputetin demokrat Belind Këlliçi, i cili i ka kërkuar që të ketë durim dhe ti dëgjojë të gjithë deputetët e komisionit të cilët kanë përgatitur pyetje për hetimin e financimit të 3 inceneratorëve.

Gjatë replikave me Këlliçin, Rama e ka ironizuar për mbledhjen e grupit të Berishës në stadiumin Air Albania në fund të vitit të kaluar.

REPLIKAT:

Rama: Pasi ke qëndruar atë ditë në atë të ftohtë në stadium, patjetër do të dëgjoj.

Këllici: Do të na dëgjosh të gjithëve?

Tabaku: Zoti Këllici ju lutem!

Rama: Edhe nëse lodheni, sillini të tjerët këtu.

Këlliçi: Jo nuk lodhemi.