I pyetur se është në dijeni se inceneratorët janë ndërtuar me buxhetin e shtetit, Kryeministri Rama iu përgjigj edhe lidhjes që kryetarja e Komisionit Tabaku i bëri me arrestimin e ministrit Koka Kryeministri Rama tha se është krenar se ccfarë është bërë deri më tani me pastrimin e vendit. Ai tha se Koka akuzohet për korrupsion personal.

“Ish ministri nuk është i akuzuar për ndonjë vendim qeverie. As për ndonjë mbledhje qeverie, as për ndonjë aferë të madhe qeverie. Është nën akuzë për korrupsion që ai individualisht ka kryer me palën tjetër. Ndaj kur fola më parë e kishte një lidhje përgjigja ime. Lidhje midis mbledhjeve, vendimeve, funksionimi të të gjithë zinxhirit me akuzën e ish-ministrit është abuzive. Nuk ka lidhje fare. Është një marrëdhënie që dyshohet dhe mbi dyshimin është ngritur akuza për korrupsion. Por kjo nuk do të thotë që plehrat nuk janë pastruar,impiantet nuk janë ndërtuar, apo revolucioni për të transferuar Shqipërinë nga një vend plot me plehra në një vend të pastruar nuk ka shkuar përpara. Në Elbasan dhe në Fier janë ndërtuar 2 vepra për të cilat unë jam krenar”, tha Rama.

“Shqipëria ishte një grop plehrash në vitin 2013. Vetëm gjysma e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullumit të mbëtjeve. Gjysma tjetër rrisnin fëmijëve mes plehrave.

Në 2013 kishte vetëm 2 impiante të trajtimit të mbetjeve. Një ishte Bushati dhe tjetri ishte Sharra, i cili kaloi në emergjencë totale. Sot mbulohet 87.9 % e popullsisë. Sot nuk kemi 2 po kemi 5 impiante dhe kemi një situatë ku paralelisht me këto impiante ka edhe në Maliq, Berat dhe Vlorë. Financimi për këto është pjesë e këtij plani. Kam dashur që të ndërtohet një impiant përpunimi mbetjesh për prodhim energjie. Ka një term që ma ka mësuar avokat Ngjela që janë ‘lajthitje në objekt’, Tiranë nuk është e financuar nga shteti, dhe Fieri dhe Elbasani po”, tha Rama.