Armela Murati e reja nga Burreli do të jetë pilotja e parë shqiptare. Një foto të saj e ka publikuar edhe kryeministri Edi Rama në rrjete sociale, ndërsa thekson se e reja do të futet në histori si pilotja e parë grua në vendin tonë.
“Armela Murati do të futet në histori si pilotja e parë grua në Shqipëri”, shkruan Rama.
25-vjeçarja me origjinë nga Burreli vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion, teksa i afrohet çdo ditë ëndrrës së saj në Bazën Ajrore të Farkës. Sot Armela rreshtohet përkrah 11 djemve në kursin e pilotimit, duke zhdukur çdo pengesë gjinore.