Qytetarët e qarkut Berat i marrin tashmë shërbimet e transportit rrugor në një ambient tërësisht të ri.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje se si ishte kjo godinë dhe si është transformuar pas rikonstruksionit.
“Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor Shqiptar nga një mjedis deri dje me qira në pronën e mikut të asaj partisë që e dini vetë ju, në një mjedis të ri shtetëror, që flet vetë për ndryshimin rrënjësor”, theksoi Rama.
Kompleksi i ri i Drejtorisë Rajonale (DRSHTRR) Berat mundëson kushte dinjitoze pune dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për 35,000 drejtues mjetesh, ndërsa ka salla të reja për leje drejtimet dhe regjistrimin e mjeteve, kapanone për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve, si dhe zyra shërbimi.