Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje nga kompleksi i ri i banimit në Manëz.
Në postimin e kreut të qeverisë thuhet se apartamentet e reja në Manëz, të ndërtuara në kuadër të rindërtimit, do hapin dyert për 226 familje javën e ardhshme.
“MIRËMËNGJES dhe me apartamentet e reja në Manëz të Durrësit, të cilat do të hapin dyert për 226 familje javën e ardhshme, ju uroj një ditë të mbare”, shkruan kryeministri.