2500 banorë të njësisë administrative Luf-Qerret në Pukë, marrin tashmë shërbimet mjekësore pranë qendrës së re shëndetësore, e ndërtuar me standardet më të mira.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të qendrës së re shëndetësore, ndërsa solli në kujtesë edhe foto të godinës së rrënuar që ofronte më parë shërbimet për banorët.
“Pukë – Qendra e re shëndetësore në Luf-Qerret që sot u shërben 2500 banorëve, të cilët deri dje e merrnin shërbimin tek “shtëpia e lirisë” në fotot bashkëlidhur me qendrën e re”, tha Rama.