Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjete sociale me komentuesin në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta. Qytetari i thotë Ramës se nuk i ka vlerë fjala me goditjen që mori nga Gjykata Kushtetuese ndërsa shton se kryeministri s’e ka problem të dalë zbuluar.
Në përgjigje ndaj tij, kryeministri shprehet se nuk e kupton mirë se për çfarë dalje zbuluar e ka fjalën, duke i thënë se ‘Kushtetuesja’ doli kundër vendimit të qeverisë për të shkarkuar Presidentin. Sakaq, Rama thekson se Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria.
Bajram Saraçi: Me goditjet që more nga Gjykata Kushtetuese sot nuk të ka asnjë vlerë fjala. Dikur të mbuluam me vota , po me sa duket , nuk e ke problem të dalësh i zbuluar. Asnjëherë nuk më ke zhgënjyet si sot. Dikur për të votuar ty, më thyen krahun. Të trokitëm ndonjëherë në derë. Fiasko.
Edi Rama: Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur Bajram dhe nuk e kuptoj për çfarë dalje zbuluar e ke fjalën, sepse faktikisht Gjykata Kushtetuese doli kundër vendimit tonë! Ah, nëse t’i ke menduar se unë duhet të kontrolloj edhe Gjykaten Kushtetuese atëherë ky nuk është faji im, sepse detyra ime është komplet tjetër dhe për sa kohë e kemi zgjedhur këtë sistem, duhet të pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund të marrin vendime që nuk na pëlqejnë! Unë nuk dua t’i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk më takon, por që të më thuhet se një vendim gjykate që bie ndesh komplet me qëndrimin tim qenka zhgënjim prej meje, kjo është absurde fare.