‘Farsë’ i ka konsideruar kryeministri Edi Rama akuzat e Sali Berishës se ai ka ndikuar në vendimin e SHBA për shpallje e ish-kryeministrit ‘non grata’. Sipas Ramës, nëse SHBA do të ndikoheshin nga palë të treta, atëherë sot do të ishin peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse.
“Shpallja non grata e Berishës është meritë 100% e Sali Berishës. SHBA thjeshtë e kanë konfirmuar me vendimin e tyre meritën e tij. Të thuash që qeveria e SHBA mund të influencohet nga faktorë të jashtëm për vendime të kësaj natyre, do të thotë të akuzosh SHBA se janë shtet pa seriozitet e integritet dhe se kanë një qeveri që korruptohet për qëllime të të tretëve, kjo është jashtë realitetit. Këto janë vendime që nuk kanë lidhje me faktorë të jashtëm. Nëse SHBA do influencoheshin kaq kollaj, atëherë ato o ishin sot peng i diktaturave që kanë pasuri marramendëse, por nuk ndodh sepse SHBA ka tjetër filozofi dhe është e gjitha një farsë për të ardhur keq”, tha Rama.