Claudio Ranieri, ish-trajneri i Interit dhe deri vonë i Watford-it, ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku analizon sfidën e zikaltërve ndaj Liverpoolit, e vlefshme për Ligën e Kampionëve:
“Të kuqtë janë shumë mirë, por kanë diçka më shumë në Ligën e Kampionëve. Skuadrat angleze, duke llogaritur edhe Manchester City e Chelsea, janë mes favoritëve për triumfin final. Në fakt, për mua asgjë nuk është e paravendosur në këtë duet, sepse Interi kroat mund ta dëmtojë skuadrën e Klopp.
Perisic është në formë të shkëlqyer dhe di të sulmojë, Brozovic është njeriu që përcakton kohën. Personalisht mendoj se Inzaghi dhe të tijtë kanë 50% shanse”.
Analiza e tij vazhdon më pas në 360 gradë: “Unë e njoh mirë Klopp-in. Përveçse është shumë trajner i mirë, është shumë i dobishëm dhe di të komunikojë. Nga ana tjetër, Inzaghi po punon në mënyrë fantastike. Serie A është përpara të gjithëve për taktikat, por në Premier League ka më shumë teknikë dhe intensitet”.