Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë në Jalë, u ndal te protestat, ndikimi i rrjeteve sociale dhe roli i algoritmeve në formësimin e debatit publik.
Duke komentuar protestat e fundit, Rama tha se çdo protestë mbart një ose më shumë mesazhe, por theksoi se, sipas tij, shpesh perceptimi publik ndikohet nga informacioni që qarkullon në rrjetet sociale.
“Çdo protestë ka brenda një mesazh ose më shumë se një mesazh. Protesta për Zvërnecin është harruar. Realiteti i fakteve nuk është që qeveria shiti Mesdheun, por krejt e kundërta”, u shpreh kreu i qeverisë.










