Duke filluar nga nesër, rikthehet magjia e Champions League. Po cilët janë favoritët për të fituar këtë sezon? Manchester City ka më së shumti gjasa për ta fituar, sipas disa të dhënave të publikuara nga FiveThirtyEight.
Manchester City ka 25% gjasa për ta fituar trofeun e madh, që e kërkon prej disa vitesh. Pas Cityt, në renditje vjen Bayern Munich me 20%. City e Bayern janë dy ekipet e vetme që kan mbi 20% gjasa sipas këtyre të dhënave.
Në vendin e tretë vjen Liverpool, me 14%, i ndjekur nga Ajax me 13% dhe Chelsea me 10%. Pesëshen e fundit e kompleton: Real Madrid 4%, PSG 4%, Atletico Madrid 2%, Villarreal 2% dhe Inter 2%.