Linjat e trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë janë pezulluar për këtë të hënë, për shkak të motit të keq.
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 metër dhe forca e detit 5-6 deri 7-8 ballë. Për pasojë ndalohet dhe lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.
Kushtet e motit pritet të përmirësohen në datën 9 shkurt.