Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka treguar pozicionin e shtetit shqiptar për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

“Zhvillojmë një komunikim të drejtpërdrejte që për këndvështrimin tonë është pozitiv për pozicionin, reputacionin dhe dinjitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Duke qenë se tema është më e gjerë se kaq dhe është një temë që diskutohet kudo, përfshi edhe në Shqipëri, jemi të gatshëm që t’i përgjigjemi pyetjeve. Kemi marrë përgjigje përfundimtare nga DASH se SHBA-të dhe Shqipëria do të jenë bashkëpengmbajtëse në këshillin e Sigurimit të Kombeve të OKB lidhur me çështjen e Ukrainës. Flasim për një Shqipëri që vlerësohet për qëndrueshmërinë, dhe aftësinë dhe luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon. Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit si anëtar jo i përhershëm dhe dimensioni që ky fakt i jep marrëdhënieve tona me SHBA-të, pasurohet me këtë fakt të ri.”, tha Rama.