Nga Enxhi Hoxha
Një ish-samist i kalibrit të Saimir Tahirit, gjimnazisti tipik që spikat për garancinë e pakontestueshme të së ardhmes, minon çdo teklif pseudoargumentativ që përpëlitet t’i zhbëjë potencialin, mëshiron cinizmin e xhelozisë së dordolecëve të klasës, refuzon me zgjuarsinë e distancimit të mjeshtërt, fundin e vjelljes së urryeshme të atyre që si ai, thjesht nuk bëhen… Njeriu me armatën e karakterit lind, nuk bëhet, as e zgjedh! Sonte, Shqipëria perëndoi me njollën e pashlyeshme të turpit, me çedimin më të beftë institucional, me dhimbjen ulëritëse që çjerr dhimbjen e drejtësisë, me vrerin përlyes që e zvarrit në prehistorinë e jurisprudencës. Dekriptimi i algoritmit të së drejtës ndaj Tahirit, ishte përdhosje e sistemit!
Fare pak orë më parë, në publikimin e një statusi keqardhës për kristalizimin e puçit politik, Saimir Tahirit nuk iu kursye akordimi i suportit masiv popullor, një unitet absolut që bërtet bindshëm pafajësinë e tij, së paku nga lexueshmëria në skanerin e sovranit. Qartësisht, askush s’mundet të perpilojë brendësinë e skedës së pretendimeve të trupës sonë gjyqësore, por gjithkush mundet të derdhë vrerë për mijëra vendime të puhizuara qëllimisht, nga abstinenca për gjykimin e qindra dosjeve me kontent korruptiv e kriminal, të cilat ushqehen nga plehu i padrejtësisë. S’më duhet të shfletoj në enciklopedinë e kujtesës për të risjellë një momentum fantastik të konfrontimit ligjor të Tahirit me prokurorët e ngarkuar të çështjes, ku ish-ministri fare qetësisht shtronte pyetje interferuese me akuzat aluduese, vërtetësinë e përgjigjeve të së cilave, nuk e mori kurrë. I njëjti mekanizëm, sonte tentoi të anatemonte dinjitetin e Tahirit, nëpërkëmbje e dështuar suksesshëm. Ironike në kufijtë e paradoksit, sesi formula e drejtësisë shqiptare nuk gjeti asnjëherë zbatim për Bashën, Berishën, Metën&Co.
Në vendin tim e në vendin tënd, ku livadhisja e injorancës s’do shumë mend, pritej deklarata e pinjollit të asgjëkundit e asgjësendit, dështakut kronik që trampolinizohet nga humbja respresive e zgjedhjeve në tradhëtinë e njeriut që i asistoi respirimin në jetën politike. E kujt tjetër, Lulzim Bashës! Një pështirosje lebetitëse, akuza e të pandehurit të miliona eurove aferë korruptive në zhvatjen e infrastrukturës së hiçquajtur “Rruga e Kombit” ,adresuar njeriut që i rigjeneroi qelizën më të skajshme, fytyrës së rreshtave policorë. Aktori i fundit politik që duhej të prononcohej publikisht, ishte Basha, për gjithë sa vijon… Të dy ish-krerë të “Ministrisë së Brendshme”, epoka e letargjisë “Basha” injektoi në çdo punonjës policie, substancën e përgjumjes së përgjegjësisë e progresit institucional, ndërsa kapitulli “Tahiri” kumboi jehonën e revolucionit të dinjitetit policor, asgjesoi strehën e paprekshme të Lazaratit, e plot arritje që shënjojnë puzzle-in historik të suksesit, nën vulën e #policiaqeduam. Të dy u pandehën nga banka e akuzës për afera implikuese, Basha zgjodhi opsionin e mosparaqitjes në asnjë ditë të vetme, me justifikime embrionale të recetave mjekësore, ndërsa Saimir Tahiri u pozicionua në front me drejtësinë për 5 vite rradhazi, ndonëse ishte koshient për kapjen e autoriteteve juridike. Basha është ish-ministri i “21 Janarit”, ndërsa Tahiri vijon të jetë ish-ministri lider me mirënjohjen e pakushtëzuar të shqiptarëve. Lotët e Tahirit për vajtimin e fatit të tij politik, shpejt do të thahen e ringrihen për të shkruar epokën që denjësisht i takon në politikbërje, sepse kjo është trajektorja e njerëzve me potencial sfidues.
Në Shqipëri, rrallëherë ndodh të jesh favoriti i masës, por të gëzosh këtë status edhe kur gjykata të fajëson, është thjesht historike. Saimir Tahiri, dëshmi e qenësishme se një lider i kalibrit më të lartë, s’bëhet kurban! I vetmi politikan që i shkoi deri në stacionin e fundit betejës me drejtësinë, si për të dëshmuar që për vendin tonë është lideri i pakohë…