“Brividi”, (të dridhura) është shpallur kënga fituese e “Sanremo 2022”, interpretuar nga dueti italo-egjiptian Blanco dhe Mahmood.
Në natën finale fitoi çmimin e dytë këngëtarja Elisa me këngën ”O forse sei tu”, “Ose ndoshta je ti” dhe në vendin e tretë u rendit artisti Gianni Morandi me “Apri tutte le porte”, “Hapi të gjitha dyert”. Mahmood dhe Blanco do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion, festival ky që do të zhvillohet gjithashtu në Itali, në Torino, pas fitores së Maneskin në garën e Suedisë.
Menjëherë pas marrjes së çmimit të parë, këngëtari në duet, Blanco, zbriti nga salla duke shkuar drejt nënës së tij. “Duhet të përshëndes mamin tim”, tha ai, ndërsa nuk i kurseu përqafimet dhe puthjet ndaj saj.
Ndërkohë Mahmood, 29-vjeçari me origjinë nga Egjipti bëhet personi i parë në histori që e fiton festivalin dy herë, pasi shënoi fitoren e parë me këngën “Soldi” në vitin 2019.
Riccardo Fabbriconi, siç quhet në të vërtetë Blanco, është këngëtari më i ri që ka fituar këtë festival ndonjëherë pasi është vetëm 18 vjeç. Edhe publiku i ka patur ndër më të preferuarit në këtë spektakël të dy artistët ndërkohë që kënga vendosi rekord që në 24 orët e para në Spotify dhe duke u futur 10-en e parë.
Blanco ka kënduar edhe “La song nostra”, “Notti in bianco” apo “You make me crazy”.