Kryeministri Edi Rama, ka replikuar në Facebook me ndjekësin e tij , pas pyetjes drejtuar nga ky i fundit lidhur me ineceneratorët.

I pyetur nëse kryeministri Rama ndjen se ka përgjegjësi për aferë e inceneratorëve, thekson se nuk nuk është në dijeni për ndonjë aferë inceneratorësh, duke shtuar se është bërë një punë e madhe që sipas kryeministrit Rama ka shpëtuar tri komunitete të mëdha nga makthi i plehrave.

Ilir Mustafaraj: A ndjeni pergjigjesi Ju Z. Kryeministër per aferën e inceneratorve?.

Edi Rama: Ilir Mustafaraj per cilen “afere te inceneratoreve” se une nuk di ndonje afere inceneratoresh, po di nje pune te mire qe ka shpetuar tre komunitete te medha nga makthi i plehrave, ne Tirane, Elbasan dhe Fier!

Nese ne kete pune te mire ka pasur edhe individe qe mbrapa shpines se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, per te nxjerre perfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtesise, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat jane ndertuar, jane aty dhe jane ne sherbim te komuniteteve, te shendetit publik e te mjedisit.