Liverpooli e ka mposhtur Norwichin me rezultat 3:1 në kuadër të javës së 26-të në Premierligë, teksa Rashica la gjurmë duke shënuar golin e parë në elitën e futbollit anglez.

Milot Rashica realizoi golin e parë në Premierligë, ndërsa tani numëron gjithsej dy gola me fanellën e Norwichit.

Tjetrin gol, ylli kosovar e realizoi në FA Cup.

Rashica zhbllokoi shifrat në minutën e 48-të, kur një goditje e tij jashtë zone, u devijua, për ta mashtruar portierin Alisson, me ç’rast topi përfundoi në rrjetë.

Bazuar në vlerësimet nga SofaScore, Rashica mori notën 7.2 të tretën më të lartën pas Josh Sargent dhe Grant Hanley që u vlerësuan 7.3.