“Ne do ta mbrojmë vendin tonë me ose pa partnerë, deklaroi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih për herë të parë pa Moskën.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se ne nuk kërkojmë donacion. Është kontributi juaj për sigurinë evropiane dhe ndërkombëtare”, shtoi ai.

”Ukraina është mburoja e Evropës kundër ushtrisë ruse. Ukraina dëshiron një afat kohor të qartë dhe të arritshëm për anëtarësimin në NATO, shtoi Zelensky, në konferencën e sigurisë në Mynih.

“Unë nuk e di se çfarë dëshiron presidenti rus Putin, prandaj sugjeroj të takohemi,” tha Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Udhëheqësit pro-rusë të republikës separatiste ukrainase të Donetsk dhe Lugansk, në Donbass, bënë thirrje për një “mobilizim të përgjithshëm” me një dekret të publikuar në internet.

Ushtarët e qeverisë ukrainase dhe rebelët separatistë pro-rusë në Donbass kanë shkëmbyer akuza për sulme dhe shkelje të armëpushimit.

Guvernatori i rajonit rus të Rostovit, në kufirin me Ukrainën, Valery Golubev, shpalli “gjendjen e jashtëzakonshme” për shkak të pranisë në rritje të refugjatëve që ishin arratisur nga republikat fqinje të vetëshpallura ukrainase të Donbasit.