Rexhep Tajip Erdogan tani është negativ nga koronavirusi. Presidenti i Turqisë njoftoi të shtunën e kaluar se ai dhe bashkëshortja e tij Emine ishin infektuar me variantin e ri “Omicron”.
Mjeku personal Erdoganit, Serkan Topaloglou, ka deklaruar se nesër presidenti turk pritet t’i kthehet orarit normal të punës.
Profesori bëri të ditur se testet PCR të kryera nga presidenti i Turqisë në dy ditët e fundit rezultuan negative.
Rexhep Tajip Erdogan nesër pritet të falë namazin e xhumasë në Stamboll. Ai do të vazhdojë rrugëtimin nga ku e la dhe vizitën e parë jashtë shtetit do ta bëjë në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, më 14 shkurt.