Drejtori i WizzAir Jozsef Varadi foli në ceremoninë e nisjes së fluturimeve në aeroportin “Flatrat e Veriut” në Kukës. Ai deklaroi se përpiqen të kenë koston më të ulët të fluturimeve në mënyrë që t’u japin mundësinë të gjithëve.
Gjatë fjalimit të tij ai shkëmbeu edhe një batutë në lidhje me kollaren për të cilën tha se e ka dhuratë nga kryeministri Edi Rama duke shtuar se është kollarja më e mirë që ka pasur.
“Ky është fluturimi i parë që kemi bërë në aeroportin e Kukësit. Ne do të bëjmë disa njoftime shumë të rëndësishme sot për të lidhur aeroportin e Kukësit me pikat e tjera tona. Shihni kollaren time sepse e kam marrë nga kryeministri. Është kollarja më e mirë që kam pasur. Ne kemi hyrë në tregun e Tiranës 18 muaj më parë. Kemi qenë shumë të kënaqur që të shohim zhvillime. Aktualisht kemi 6 avionë me bazë në Tiranë. Do përpiqemi të bëjmë shumë më tepër se përpara. Kjo tregon pikat e forta në treg. Për t’ia nisur ku e filluam.
Wizzair është themeluar me një ide si t’i bëjë fluturimet më të aksesueshme për njerëzit. Ne jemi zhvilluar dhe kemi arritur mjaft gurë kilometrikë. Jemi një prej kompanive me kapitalizimin më të lartë në treg. Ky është një investim shumë i mirë. Është një biznes i thjeshtuar. Përpiqem të përftojmë me efikasitetin më të madh veprimtarinë e kompanisë. Ne veprojmë në aeroporte rajonale kundrejt aeroporteve qendrore. Përpiqemi të kemi koston më të ulët. Këtë e bëjmë për t’u siguruar që fluturimet të jenë në dispozicion të kujtdo. Kemi transportuar 43 mln pasagjerë. Kemi 3 linja ajrore. Europiane në Hungari.
Në Mbretërinë e Bashkuar. Kemi dhe një në Abu Dhabi. Ne mbulojmë një hapësirë të konsiderueshme gjeografike. Flota është gur themeli i suksesit tonë operativ. Kemi një florë A 321. Kemi përdorur teknologjinë më të re. Kemi një flotë avionësh të rinj me vjetërsi më pak se 5 vjet. E përdorim teknologjinë me efikasitetin më të mirë dhe gjurmën më të vogël në mjedis. E kemi ulur gjurmën tonë të karbonit në mënyrë të konsiderueshme. Jemi të angazhuar të fluturojmë në mënyrë më të gjelbër sa më shumë të jetë e mundur” tha ai.