Bledi Shkëmbi mund të quhet i larguar nga Dinamo. “Panorama Sport” mëson se sot trajneri blu do të bëjë takimin e fundit me presidentin Ardjan Bardhi dhe sipas të gjitha gjasave do të prishë marrëveshjen me konsensus.
Që dje pas humbjes me Kastriotin, Shkëmbi paralajmëroi largimin, duke thënë se do të flasë me presidentin për të ndarë gjërat.
Klubi pritet të dalë në orët në vijim me një komunikatë për ndryshimet në staf.
Një ide ishte edhe që Shkëmbit t’i jepej edhe një shans në ndeshjen e kthimit për Kupë ndaj Partizanit, por kjo ka pak mundësi të ndodhë në këtë situatë.
Gjasat janë që ekipi të drejtohet në vijim nga Bledar Devolli dhe Erjon Xhafa.