Mozzik ka folur si rrallëherë për jetën e tij private. Repei i famshëm ka dhënë një intervistë për emisionin “Oxygen” ku rrëfeu se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte 20-vjeç. Reperi thotë mes të tjerash se ka përdorur qetësues për këtë problem dhe se viziton rregullisht psikologun për gjendjen e tij emocionale.

“Dikur si i ri, si një 20-vjeçar deri në 25 vjeç kam pasur ankth të theksuar. Është e hidhur që si 22 vjeçar me marrë qetësues për të fjetur në gjumë, me mjek dhe përkrahjen e familje i kam kaluar këto sfida. Ankthi është pjesë e jetës.

Mos mendoni se mund t’ju ndihmojnë vetëm ilaçet dhe mjeku por këshillat e familjes dhe koha është ilaçi më i mirë që i duhet një të riu për të kaluar ankthin. 8 muaj e kam mbajtur të fshehtë, fatkeqësisht nuk ka shumë njohuri për shëndetin mendor tek ne.

Unë shkoj çdo muaj se kam nevojë, këtë e kam mësuar në Zvicër, kur ke probleme emocionale është psikologu për këtë”, ka thënë reperi. Kujtojmë që Mozzik po shijon aktualisht suksesin e albumit më të fundit me titull “Lamboziki”.