Finalja e Big Brother VIP është vetëm disa orë larg. Banorët ndjehen të emocionuar dhe nën kureshtje për fituesin.
Ata kanë shijuar në maksimum mëngjesin e sotëm të fundit brenda shtëpisë .
Ajo që na habiti më shum ishte një fjali e Einxhel kundrejt Donaldit.
“Lum nusja që do të të marrë” tha Einxhel, një urim tipik shqiptar.
Një reagim që i habiti të gjithë shikuesit pasi dyshja Donald-Einxhel kanë qenë në konflikte të vazhduara kjo si pasojë e akuzave të Einxhel.
Akuzat e Einxhel kundrejtë binjakëve për mungesen e korrektesës në pagesë prekën Donaldin duke hapur kështu “sheshin e luftës” midis tyre.
Duken se gjërat po rregullohen në këtë ditë të fundit në shtëpi duke mos u marrë me grindje por duke e shijuar në maksimum.