Xherdan Shaqiri është ndër lojtarët e pakët që ka zgjedhur të mos heshtë duke hedhur akuza të rënda ndaj Armand Dukës në lidhje me afrimet në Kombëtare. Pas përfundimit të ndeshjes që Zvicra zhvilloi kundër Shqipërisë, i pyetur nga gazetarët e huaj se a do të kishte dëshiruar që të ishte pjesë e kombëtares Shqiptare edhe pas disfatës, ai do të shprehej:
“Me gjithë dëshirë. Po të mos ishte Armand Duka kryetar, unë sot isha pjesë e Kombëtare. Edhe pse nuk më është ofruar asnjëherë një ofertë nga Shqipëria, ne përsëri kërkuam që të jemi pjesë e Kombëtares Kuq e Zi, dhe kur ne aplikuam për të qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare, Armand Duka na kërkoi nga 15 000 euro për të qenë pjesë e tyre. Unë jam dhe do të vdes Shqiptar”, është shprehur Xherdan Shaqiri në një intervistë në 2012.
Ai ka thënë se kundër Armand Dukës duhet të ngrihet padi gjyqësore, pasi një veprim i tillë nuk duhet lejuar nga Shteti Shqiptar. Ndërkaq edhe Granit Xhaka përmes Twitter ka thënë se: “Historinë time me kombëtaren Kuqezi veç Armand Duka e di më së miri”, duke lënë kështu hapësirë për dyshime.