Në një postim në Instastory ajo ka ndarë një foto të Ilir Shaqirit, i cili mban ne dorë foton e saj.
“Shpirti i motrës”, ka shkruar ish-banorja bashkëngjitur me foton. Por ajo që ka marrë vëmendje është fakti se Demiri ka etiketuar edhe bashkëshorten e Ilir Shaqirit duke e shoqëruar me një emoji të një kurore.
foto galeri foto galeri 12PreviousNext
Nga ana tjetër ka reaguar edhe Emanuela Morini, e cila thjesht e ka ripostuar foton pa vënë ndonjë mbishkrim.
Kujtojmë se dy miqtë brenda shtëpisë, kanë shkëmbyer edhe një puthje në buzë, pasi u duhej të realizonin një nga skenat e një filmi të vjetër shqiptar, por një tjetër puthje mes tyre në dhomën e rrëfimit u bë virale përsëri në rrjet.
Në reagimin e saj, Emanuela Morini, bashkëshortja e Ilir Shaqirit, tha se nuk është ndier keq pasi puthja erdhi në kuadër të lojës, madje kur u pyet se më kë nga banorët finalist do të pinte një kafe ajo tha emrin e aktores.