Shqipëri-Greqi, pikë të përbashkët policore në Kakavijë! Ministri i Brendshëm: Tregues i besueshmërisë mes vendeve partnere, çon para procesin e integrimit
Për të parandaluar një sërë krimesh si kontrabanda, trafikimin e emigrantëve dhe lëndëve narkotike, Shqipëria dhe Greqia do të ngrenë një drejtori në Kakavijë me staf të përbashkët. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes dy vendeve ku përmes shkëmbimit të informacioneve mes palëve do të krijohet reciprocitet në luftën kundër krimit. Kostot financiare të pikës së përbashkët policore në Kakavijë do të ndahen në mënyrë të barabartë mes dy shteteve. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se kjo pikë e përbashkët me Greqinë tregon rritjen e besueshmërisë mes partnerëve dhe se do të lehtësojë edhe më tej procesin e integrimit.

“Shkëmbimi i info mes vendeve është praktikë e njohur, por ngritja e një struktë të tillë unike për nga forma e lehtëson këtë proces. Në kufijtë tonë sot ngrihen strukture e përbashkët ku shërbejnë police e doganierë ku do të analizojnë rreziqet dhe do të shërbejë si zyrë one stop shop. Miratimi i katiti të sotëm do të jetë një tregues i besueshmërisë me partnerët dhe do të lehtësojë integrimin në BE. Kjo marrëveshje vjen edhe për të inkurajuar lëvizjen e lirë të shtetasve me kufij s amë të haur dhe sa më të sigurt”, tha Çuçi.