Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu priti sot në takim ministrin e Çështjeve të Brendshme, Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Zvicrës, Alain Berset.
Gjatë takimit, Manastirliu dhe Berset biseduan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, përmes edukimit në vazhdim të stafeve mjekësore.
Manastirliu u shpreh se “e falënderova ministrin Berset për mbështetjen që qeveria e Zvicrës i ka dhënë Shqipërisë për krijimin e modeleve të mira që më pas ne i kemi replikuar në kujdesin shëndetësor parësor”.
Ministrja Manastirliu u shpreh besimplotë se bashkëpunimi mes dy vendeve do të zhvillohet më tej në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale.