Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përcjellë një mesazh në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Duke prezantuar logon e re, ajo nënvizon se bashkërisht po vazhdojmë të ecim përpara.
️”Së bashku, festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në 2022. Ndiqni Ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim ndërsa prezanton logon e re që do të përdorim përgjatë gjithë vitit për këtë gur kilometrik të rëndësishëm, dhe konceptin pas saj. Edhe 100 vjet të tjera ndërsa Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara ecin përpara së bashku!”, shkruhet krahas videos së përcjellë nga ambasadorja Yuri Kim.