Sot është publikuar edhe logoja e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” ku Sali Berisha dhe LSI do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Një rreth me ngjyrat e kuqe dhe blu, në gjysmën e të cilit është flamuri dhe në gjysmën tjetër emri i koalicionit. Ata kanë marrë copy-paste emrin dhe logon e qendrës së djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi
Sali Berisha prezantoi dje 6 kandidatët e tij për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, ku tha se këta kandidatë do mbështeten pa diskutim edhe nga LSI. dhe pse nuk kanë thënë zyrtarisht se do të jenë në një koalicion Berishën, LSI në reagimin e fundit i cilëson primaret e Komisionit të Rithemelimit si të jashtëzakonshme, duke rritur në këtë mënyrë dyshimet se kjo parti mbështet 6 kandidatët e Komisionit të Rithemelimit./ shqiptarja.com