Ditën e djeshme në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës Donald Veshaj pikturoi portretin e Adem Jasharit. Ky gjest i aktorit u përgëzua shumë nga publiku, e sidomos nga fansat e tij kosovarë. Megjithatë, pati dhe njerëz që e konsideruan si një akt për të fituar vota.

Reperi i njohur Getinjo e ka mbështetur publikisht Donaldin, duke u shprehur se ai është artist në shpirt. Mes të tjerash, Getinjo i ka uruar dhe fitoren.

“Respekte vëlla! Njerëzit munden të mendojnë që e ke bërë këtë kryevepër për të fituar vota, por gabojnë sepse unë e di që ti e ke bërë këtë gjë sepse je artist në shpirt dhe e ke ndjerë. Ti nuk fiton vota, ti fiton zemra! Ti e meriton fitoren, jo vetëm për këtë gjest, por e meriton sepse je Donaldi”, ka shkruar reperi.