Ministrja Elisa Spiropali i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha në lidhje me akuzat për inceneratorët. Spiropali tha se pastrimi i vendi nga mbetjet ishte domosdoshmëri, duke shtuar se me ata që kanë bërë shkelje, do të merret drejtësia. Ajo nuk i la as akuzat ndaj Bashës, teksa tha se edhe ai do të përgjigjet para drejtësisë ‘për ato që ke bërë’.

“Ka vetëm një arsye pse gjithçka që u tha nga Lulzim Basha është e pabesueshme për këdo që ka mend në kokë, ka sy për të parë e për të dëgjuar. Mungesa e koherencës nga ato që thotë dje, ato që bën sot dhe atë që do thotë dje, është ulëritëse. Është i njëjti njeri që javë pas jave, muaj pas muaji dhe ditë pas dite, përsërit që reforma në drejtësi është e kapur nga shumica. Është i njëjti njeri që flet për hetime nga institucionet që janë krijuar përmes vullnetit politik nga kryeministri Edi Rama. Për të parë si është drejtësia sot, duhet të fillojmë nga çfarë ishte dje. Kush e mendonte se në Shqipëri, kryebashkiakë, ministra të vendoseshin në dyshim, e jo më të merreshin të pandehur. Lulzim Basha është shembulli i gjallë se si jo për këto që thotë ky për afera aq e aq, për numra që përsërit se nga matematika s’merr vesh. Por për fakte, për procedura të provuara, për vjedhje të provuara ka shpëtuar vetë me procedurë për shkak të asaj drejtësia.

Sot merret në pyetje nga prokurorë belg dhe bën sikur nuk i ka thënë dhe nuk i ka bërë ky. Flet këtu për gishta dhe për duar brenda dhe jashtë zullumit, ky që vetëm dy gishta ka lart dhe i gjithi është i zhytur brenda. Patjetër që ne lejuam të ngrihej komisioni për hetimin e procedurave për atë që e quani ju inceneratorët, por ishte për menaxhimin e mbetjeve. Edhe pse ishte nën hetimnga SPAK, e morëm këtë vendim për të qenë transparent. Drejtësia po bën punën e saj, nëse ka pasur të tjera vepra penale atë e cakton prokuroria, as ju e as Jorida Tabaku që është kthyer si prokurore për konsum publik se ka merak mos e sulmojnë të sajën brenda partisë. Deri tani ka qenë e heshtur ndërsa tani del në faqe të betejës, duke shpallur njerëz fajtorë dhe duke kërkuar burgim. Këtë e bën drejtësia.

Prandaj u ndamë nga ai sistem ku njerëz me pushtet qëndronin të pandëshkuar dhe drejtësia bënte kërdinë. Jemi krenar për këtë. Kjo ka kostot e veta të cilat jemi të gatshëm t’i mbajmë sepse ne me sistemin e pandëshkueshmërisë, kapjes së shtetit nuk na lidh asgjë siç ju luidhte kokë e këmbë ju ve më parë. Ne kemi marrë vendimin për ta çliruar këtë vend. Ky pushtet kushtetues i është kthyer qytetarëve shqiptarë. Sado që të flisni këtu me gjuhë prokurori por me vepra të pandehuri dhe fajtori, nuk i bindni qytetarët e Shqipërisë. Zgjedhjen e kanë bërë politikisht kur votuan. Ju kanë lënë pakicë gjithmonë më të vogël sepse jeni të pavërtetë në atë që bëni. Mjetet tuaja, janë për interesin tuaj. Sot që është interes i ndarë mes dy njerëzve, bëni garë se kush është më radikali dhe kush do çojë më shumë njerëzish në burg.

Çoni letra prej hetuesish në ambasada dhe dilni këtu e bëni deklarata kush do shkojë në burg. Shkoni përgjigjuni për ato që keni bërë. Kushdo këtu që ka shkelur ligjin, që ka abuzuar me ligjin, do përgjigjet në një institucion. Nuk është perfekt, por po ndryshon. Dhe në fund pastaj përveç gjykimit, është dhe Gjykata e pagabueshme, vota e njerëzve, që nuk e keni patur, nuk e keni dhe nuk do e keni përsa kohë vini dhe flisni me këtë gjuhë. Përsa kohë alternativa juaj është burg për të tjerët dhe ne të vazhdojmë të bëjmë ç’kemi dashur. Do vijë koha e përgjegjësisë për të gjithë, po ndahet shapi nga sheqeri. Pavarësisht se ndonjë është në krye të shtetit mund të mendojë se mund t’ja hedhë. Nuk ia hedh dot se në fund gjykon sovrani.

Ne do vazhdojmë të qeverisim, për të bërë të mira për këtë vend, ashtu siç pastrimi në Elbasan, Fier dhe Tiranë është i rëndësishëm. Këtë mundësi nuk na e hiqni dot. Na e ka dhënë vota e qytetarëve, të jeni të bindur se pavarësisght sa komisione hetimore ngrihen, sa procese bëhen, ne do presim me urtësi derisa i fundit të marrë atë që meriton. I bëjmë thirrje dhe SPAK-ut e Prokurorisë të shohin mirë dosjet e arkivuara, të shohin rekomandimet e komisioneve hetimore të mëparshëm. E mbani mend komisionin e ÇEZ-it e tjerë. Prokuroria i ka letrat, le t’i hapë.

REPLIKA E MINISTRES ME BERISHËN

Elisa Spiropali: Që kur është kthyer në Parlament, kjo hijë e së shkuarës, damkë e Shqipërisë duket sikur edhe ata në botën e përtejme kanë deputetin e tyre. Kujt i thua hajn ti që je shpallur hajn botërisht nga SHBA. Kujt i thua kokë e meduzës ti o i pakallur që pikërisht nga SHBA ke marrë damkën përfundimtare. Ik në shtëpi o Sali, ik në shtëpi, shijo perëndimin e diellit se në moshë të thyer je se nuk ka më agim për ty. Se të dha Shqipëria gjithçka dhe i le vetëm turpin që nuk do të ndahet kurrë.

 

 

 

 

“, tha ajo.