Ulja e numrit të të infektuarve gjatë ditëve të fundit është reflektuar edhe në hospitalizime.
Në strukturën Covid 1 po marrin trajtim 70 pacientë, ndërsa ritmi i shtrimeve po pëson rënie graduale.
Mosha aktive dhe e pavaksinuar predominon në shtrimet e ditëve të fundit pohon mjekja Elida Qyra, ndërsa protokolli i mjekimit vazhdon të mbetet i njëjtë.
Spitali infektiv, nga java e ardhme do të zhvendosë pacientët në strukturën Covid 3 apo ish-kirurgjia në QSUT për të filluar punimet për spitalin e ri.
Këtë të premte u realizua edhe zhvendosja e bazës materiale.