Evropa Perëndimore është goditur nga një prej stuhive më të fuqishme ndonjëherë. Eunice, ishte emri që i vunë shërbimet e motit britanik dhe irandez. Të paktën 16 persona vdiqën për shkak të rënies së pemëve. Viktimat u regjistruan në Irlandë, Britani, Belgjikë, Holandë dhe Gjermani.
Erërat rrëzuan majën e një kishe në Uells, Anglinë jugperëndimore, fuqia e erës dëmtoi edhe shumë objekte të tjera. Shoqata Kombëtare e Hekurudhave të Mbretërisë së Bashkuar tha se “rrugët në pjesën më të madhe mbetën bllokuara. Transporti në Gjermani gjithashtu u pezullua.
Në Holandë, dhjetëra shtëpi u evakuuan nga frika se kulla e kambanës së një kishe mund të shembet. Rrjeti hekurudhor holandez u ndërpre. Në veri të Francës u regjistruan rreth tridhjetë lëndime, aksidente rrugore të lidhura me erën, për shkak të rënies së materialeve. Rreth 37.000 shtëpi mbetën pa energji dhe disa lidhje hekurudhore rajonale u ndërprenë.