Kryeministri Edi Rama ishte në një takim të përbashkët me rektorët e universiteteve të Romës dhe rajonit të Lazios, për të rritur bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e studimeve universitare.

Gjatë fjalës së tij, Kryeminsitri u ndal tek bashkëpunimi i veçantë që vendi ynë ka me Italinë duke thënë, se: “Ekziston një lidhje e veçantë mes Italisë dhe Shqipërisë. Italia është një pjesë e tokës së tyre e ëndrrave të tyre, sepse sigurisht është një det që na ndan, është një histori që jo gjithmonë na ka bashkuar, por ekziston një ndjesi shumë e qartë e thellë përkatësie e diçkaje të përbashkët që është jashtëzakonisht shumë e afërt. E pikërisht për këtë, në të gjitha nivelet marrëdhënia me Italinë është një marrëdhënie tejet e veçantë. Sa i takon arsimit, ka shumë për të bërë dhe ka një potencial shumë të madh.”

Gjithashtu, Rama u ndal edhe në bashkëpunimin në fushën e mjekësisë, si një temë që ngjall shumë interes, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Italinë.

“Shpresoj që mund të krijojmë sinergji të reja me universitetet italiane, sepse është një sektor që fare qartë edhe në Itali ndihet nevoja, jo vetëm për të formuar studentë, por edhe për të mbajtur mjekë dhe infermierë në të gjitha ato zona të vendit që janë më pak tërheqëse sesa veriu i Italisë apo sesa veriu i Europës. E njëta gjë vlen edhe për ne.”, u shpreh Rama.

Duhet të rritet numri i mjekëve dhe infermierëve që duhet të jenë në shërbim të komuniteteve edhe në ato zona që nuk janë shumë tërheqëse dhe kjo vlen për të dy vendet tona.