Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se deri tani mbi 81 mijë qytetarë janë përfshirë në procesin e Këshillimit Kombëtar.
Në Facebook, kreu i qeverisë thotë se 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës Online dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.
Postimi i plotë i Ramës:
SUPER
??➕81,295 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar – 64,037 i kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës https://keshillimikombetar.al dhe mbi 17,258 kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar?
Faleminderit të gjithëve me garancinë se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt?
#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz të këtij vendi, duke dalë nga llogoret politike për t’u bashkuar në hapësirën e debatit për shtëpinë tonë, Shqipërinë??