Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me situatën e nderë mes Ukrainës dhe Rusisë, ku pritet që të nisë nga momenti në moment një përplasje.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada ka shpërndarë deklaratën e Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken.

MESAZHI I AMBASADËS
️| Përshkallëzimi i vazhdueshëm dhe qëndrimi kërcënues ushtarak i Rusisë kanë bërë që Departamenti i Shtetit të ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin e tij. Departamenti i Shtetit ka zhvendosur përkohësisht një ekip bazë të stafit dhe operacioneve brenda Ukrainës në Lviv. “Ambasada do të mbetet e angazhuar me qeverinë ukrainase, duke koordinuar angazhimin diplomatik në Ukrainë. Ne po vazhdojmë gjithashtu përpjekjet tona diplomatike intensive për të ndalur përshkallëzimin e krizës”. Lexoni deklaratën e plotë të Sekretarit të Shtetit Antony J. Blinken duke klikuar më poshtë.