Arbana Osman rrëfeu mbrëmjen e kaluar në Big Brother VIP se është në pritje të ëmbël. Mediat kanë zbuluar gjininë e foshnjes së tretë të moderatores. ‘Kryefjala’ shkruan se Arbana është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze.
Dyshimet për shtatzëninë e saj kanë nisur kur Arbana ka ndarë disa kohë më parë një video në llogarinë e saj të “Instagram” ku shfaqet Joni teksa luan me kukullat beba gjatë kohës që kanë qenë me pushime.
Megjithatë, ajo çfarë ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë pikëisht fraza që Arbana ka shkruar mbi foton e publikuar.
“Jemi gati për një motër!”- ka shkruar ajo teksa ka etiketuar edhe Eduartin.