Godina e Arkivës Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Transportit Rrugor i është nënshtruar një rikonstruktimi të plotë.

Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto para dhe pas punimeve. Ndërtesa, ku më parë dokumentet ruheshin ajshtë çdo standardi, sot ka një pamje krejt tjetër

“Mirëmëngjes, dhe me fotoalbumin e kantierit të Arkivës Qendrore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku mund të shihet kollaj fare nga vijmë e ku duam të shkojmë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara në rrjeti social “Facebook”.