Zyrtarët e Ukrainës japin alarmin se forcat ruse kanë hyrë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, raporton “BBC”.
Në një reagim më të fundit në “Twitter”, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thekson se “armiku” tashmë ndodhet në Obolon, rreth 9 kilometra në veri të Parlamentit të Kievit, në qendër të kryeqytetit.
Ministria iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kërkojnë strehim dhe të mos dalin nga banesat, duke iu drejtuar me thirrjen: “banorë, kini kujdes! Mos dilni nga shtëpitë”.