Për zgjedhjet lokal në 6 bashkitë e vendit, LSI-ja ia ka afruar siglën dhe koalicionin, ndërsa Berisha ka nxjerrë kandidatët. Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, kur zyrtarisht sipas KQZ bëjnë pjesë LSI dhe PDK, ka brenda edhe grupimin Berisha që ka marrë përsipër që veç caktimit të kandidatëve po udhëheq edhe fushatën elektorale.
Sot Berisha e nisi fushatën nga Durrësi, por kryetarja e LSI-së nuk ishte e pranishme. Monika Kryemadhi preferoi të postonte një video ku jepte tone pozitive për shqiptarët.
“Një të diel të mbarë për të gjithë ju që doni ta shijoni pranë familjeve të tuaja, me miq dhe me shokë. Shiu ikën, dielli vjen, kështu që shijojeni të dielën me njerëzit që doni më shumë dhe energji pozitive, kjo është e mira për të gjithë’, shprehet Kryemadhi në videon e saj të postuar në Instragram.