Kryeministri Edi Rama ka vizituar ditën e sotme qytetin e Dibrës teksa ka zhvilluar një takim me qytetarët për “Këshillimin Kombëtar” dhe një tjetër takim me të rinjtë në Peshkopi.

Në llogarinë e tij të ‘Facebook’ kreu i ekzekutivit ka publikuar një video ku shfaqet teksa udhëton në ‘Rrugën e Arbërit’, e cila është një premtim i mbajtur i qeverisë së tij.

Pamjet fantastike, kryeministri i ka shoqëruar me dixhiturën: E bukura e rrugës për Dibër❤️. (Lexo.al)