Edhe pse qyteti i Dnipros nuk është sulmuar ende nga forcat ushtarake ruse, civilët janë të përgatitur për më të keqen. Në një raport të bërë nga mediat ndërkombëtare, një grup grash nga Dnipro janë filmuar teksa përgatisin bomba Molotov me shishe birre.

“Askush nuk e ka menduar këtë, por ne kemi zgjedhur ta kalojmë kështu fundjavën tonë dhe ne mendojmë se kjo është një gjë shumë e rëndësishme që duhet të bëjmë”, u shpreh Arina, një mësuese që i është bashkuar nismës për të përgatitur bombat artizanale.

Të shtunën në mëngjes në shumë rrjete sociale është shfaqur një video, kur një grup civilësh nga Kievi, shkatërruan një tank rus, që po kalonte qendër të qytetit, ndërsa hodhën në drejtim të tij dhjetëra bomba molotov.